Temperatura të ulëta dhe ngricë në qarkun e Korçës, aksi Qafë Thanë-Doganë vijon të jetë problematik

15 Shkurt 2021, 09:28

Në qarkun e Korçës reshjet e dëborës kanë pushuat dhe moti është i kthjellët, ndërkohë temperatura është - 9 gradë dhe vendi është përfshirë nga ngrica. Aksi rrugor Qafë Thanë-Doganë vijon ende të jetë problematik, pavarësisht punës të bërë gjatë natës është mundur të hapet vetëm një korsi, dhe është e kalueshme vetëm nga mjete 4x4, ndërkohë në doganë ka ende mjete të cilat presin të kalojnë.  

Makina të mbuluara me dëborë deri në xhama dhe pritjet pa fund të qytetarëve në të ftohtë, mbrëmjen e djeshme bëri që Qafë Thana të ishte një nder zonat më problematike në Shqipëri. 

Mbetet e paqartë se çfarë ka ndodhur me njerëzit që ishin mbrëmë në doganë.

Policia është stacionuar në zonat problematike duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve.

Vijon puna nga autoritet përkatëse por situata që lanë pas reshjet e dendura të dëborës e bëjnë mjaft të vështirë.