Temperaturat -48 gradë, i ftohti ekstrem u merr jetën 21 personave në SHBA

1 Shkurt 2019, 13:26

Të pakëtn 21 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e motit ekstrem dhe temperaturave të ulëta rekord që janë shkaktuar nga ajo që quhet “vorbulla polare”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas agjencisë së lajme Reuters numri i të vdekurve nga vorbulla polare që uli temperaturat  në nivele rekord  ka bërë që dhjetra miliona amerikanë të përballen me  temperaturat  e ngjashme me ato në Arktik, që arritën të paktën deri në -48C të enjten, që ka duke paralizuar Midëestin e SHBA.

 Mësohet se në Chicago temperaturat kanë zbritur  deri në -50 gradë celcius, si pasojë e erërave të ftohta që vijnë nga Arktiku.Miliona amerikanë po përjetojnë ato që mund të jenë ndoshta temperaturat më të ulëta të regjistruara ndonjëherë, ndërsa fronti i ftohtë arktik është duke u përhapur në të gjithë vendin.

Tragjik ishte rasti i një studenti nga Ioëa-s, Gerald Belz, që u gjet pa ndjenja në të ftohtë jashtë ndërtesës së konviktit, e më pas ndërroi jetë në spital. Mjekët thanë se moti ishte një nga faktorët kryesorë të vdekjes së 18-vjeçarit,  sipas autoritetve zyrtare të universitetit.

Mediat amerikane bëjnë të diturse  personat e pastrehë dhe të zhvendosur ishin veçanërisht në rrezik,  për jetën e tyre përveç Çikagos, edhe në Miçigan , Midëest dhe qytete të tjera ku mësohet se shumë zyra  institucionesh , shkollash janë mbyllur duke ndërprerë përkohësisht aktivitetin.

Ndërkohë, bëhet e ditur se ekipet e emergjencës po punojnë për t’iu përgjigjur thirrjeve për ndihmë ndërsa sipas autoriteteve zyrtare këto janë temperaturat më të ulëta të shënuara, ndonjëherë në pjesën veriperëndimorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.