Temperaturat e ulëta dhe virozat, fluks vizitash te spitali i Beratit

3 Janar 2019, 22:57

Ndryshimet e temperaturave dhe uljet e ndjeshme të tyre gjatë kësaj jave,kanë sjellë shtimin e numrit të fëmijëve të prekur nga gripi dhe virozat.  Fluksi i fëmijëve të të gjitha moshave ka ardhur në rritje në Repartin e Pediatrisë së Spitalit Rajonal të Beratit.

Numri i vizitave ka arritur  në 50 të prekur çdo ditë dhe  rastet më të shpeshta janë tek fëmijët e moshave nga 2-13 vjeç. Simtomat që kanë paraqitur janë temperaturë e lartë, ethe, probleme në rrugët e frymëmarrjes, dehidratim etj.

 Shefi i Repartit të Pediatrisë në Sptalin Rajonal Berat, Vladimir Kumaraku bën me dije se,temperaturat e larta që po shfaqin fëmijët në këtë fazë shprehin se kemi të bëjmë me një situatë virale dhe kaudri klinik i saj është pothuajse standart.