Temperaturat e ulëta po shkatërrojnë midhjet, Report TV në Liqenin e Butrintit, kultivuesi: Ka mungesë investimi

24 Janar 2020, 18:06

Temperaturat e larta kanë ulur nivelin e prodhimit të midhjes, e cila konsiderohet si "Mbretëresha e Butrintit". Valentina Bufi prej 25 vitesh merret me kultivimin e midhjes në Liqenin e Butrinit. Ajo thotë se ka rënë prodhimi i midhjes pasi nga temperaturat e larta ato hapen dhe dëmtohen.

Sipas saj mungesa e investimeve në pastrimin dhe thellimin e kanalit të ngritur për këtë qëllim i cili do të mundësonte furnizimin me ujë të ëmbël dhe të freskët nga lumi i Bistricës sjell që të rritet niveli i temperaturës në liqen, çka sjell dhe ngordhjen e midhjes.