Temperaturat e ulëta pushtojnë Korçën, Dardha zgjohet nën 'petkun' e bardhë të dëborës

10 Dhjetor 2019, 11:54 | Përditesimi i fundit: 2019-12-10 17:58:48

KORÇË- Temperaturat e ulëta në vend kanë sjellë edhe reshjet e para të dëborës në juglindje të vendit. Fshati turistik i Dardhës në Korçë është zgjuar mëngjesin e sotëm nën e petkun e bardhë të dëborës.

Temperaturat e ulëta do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe dëbora pritet të zbresë pas pak ditesh në zonat e ulëta.