TENDERA e konçensione, telefonuesi ZBULON ku e ka mendjen qeveria dhe një HISTORI me Gjiknurin

23 Gusht 2020, 10:34 | Përditesimi i fundit: 2020-08-23 10:40:49

Në programin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv një qytetar që telefonoi nga qarku i Vlorës tha se qeveria nuk e ka mendjen tek rindërtimi pas tërmetit por tek tenderat dhe konçensionet. Më pas duke folur në studio me gazetarin Andi Kapxhiu zotëria tregoi edhe një histori personale me deputetin e zonës Damian Gjiknuri të cilit i ka paraqitur një shqetësim dhe ai nuk i hap as telefonin.