Tenderi i rindërtimit të shkollave dhe shtëpive, PD: Ja si po e përcakton Rama fituesin

23 Prill 2020, 14:49

TIRANE-Partia Demokratike akuzon qeverinë për tenderin e rindërtimit të shtëpive dhe shkollave të dëmtuara nga tërmeti. Ish-deputetja Dhurata Çupi shprehet se Edi Rama përdor gjendjen e fatkeqësisë për të vjedhur me tenderin e rindërtimit 76.4 milionë euro. Por ku është abuzimi sipas PD-së?

Çupi thotë se me procedurë të kufizuar antiligjore qeveria po paracakton me kë do të ndajë paratë. Sipas saj, janë lënë vetëm 10 ditë kohë, kur në ligj përcaktohet shprehimisht se për procedurën e kufizuar, të vendosur nga qeveria, duhen minimalisht 20. Me këtë veprim, vijon më tej Çupi, qeveria shqiptare largon nga gara kompanitë e huaja dhe ngushton zgjedhjen tek një grusht kompanish vendase kliente të kryeministrit.