Tenderi për segmentin te sheshi Shqiponja/ Tetë kompani në garën e rihapur të Unazës së Re

22 Korrik, 21:08

Janë tetë kompanitë në garë për lotin e anuluar të Unazës së Re, që përfshin edhe rrethrrotullimin e “Shqiponjës. Burime nga Autoriteti Rrugor bëjnë të ditur se janë hapur zarfat me ofertat ekonomike nga tetë subjektet në garë nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave pranë këtij institucioni dhe ka rezultuar se shifra e ofruar ka qenë midis 14 dhe 18 milionë eurove.

Kanë qenë kompani shumë të njohura në fushën e ndërtimit që kanë paraqitur ofertat e tyre, si Salillari, Vëllezërit Hysa, 2T, Gjoka, Curri dhe Gener 2. Sipas të njejtave burime, kompania Alb Building ka paraqitur si ofertë shifrën më të ulët me 14 milionë euro.

Kjo kompani, me administrator dhe ortakë Odise Bresha dhe Pëllumb Beta, ka kryer më parë eddhe disa punime me investim publik, si mbrojtje dhe sistemim i zonës së poshtme të Digës së Komanit në HEC Koman; rruga Vorë-Fushë Kruje; rruga Qukës - Qafë Plloçë dhe itinerare këmbësorësh me pistë vrapimi dhe biçikletash në Parkun e Liqenit Artificial Tiranë (në konsorcium).

Pas shqyrtimit të ofertave, Komisioni pritet në ditët në vazhdimt ë shpallë firmën fituese.

Për rrethrrotullimin e Shqiponjës me projekt të ndryshuar, tashmë me nënkalim, është zhvilluar edhe më parë tender, por rezultoi se ai ishte fituar nga një kompani fantazmë, e cila kishte mashtruar me dokumentat amerikane. DH Albania kishte fituar me ofertën 20 milionë euro, sa ç’ishte edhe fondi limit i parashikuar për atë lot të Unazës së Re. Projekti i parë ishte parashikuar me mbikalim, por projekti aktual e kalon një pjesë të rrugës nën tokë.

Kategori të tjera