Tenori Armaldo Kllogjeri me të bijën japin këshilla nga vetëizolimi: Të luani hapa dollapa

16 Mars 2020, 10:18

Tenori Armaldo Kllogjeri ka ditur si të kalojë kohën në këto ditë izolimi në shtëpi.

Pa iu ndarë këngës klasike ai po gatuan bashkë me vajzën e tij bashkë me një mesazh shumë të rëndësishëm për shqiptarët e gjithë botën.

“Ne sot kemi vendosur të bëjmë një picë, gjë ë nuk e bëjmë në ditët e zakonshme.

Duhet të qëndroni në shtëpi, është mënyra më e mirë për të izoluar virusin”, është shprehur tenori.

Por mesazhin më të ëmbël e ka dhënë vajza e tij e vogël duke këshilluar të gjithë fëmijët se me cafrë të merren gjatëditëve në shtëpi.

“Ne fëmijët mund të bëjmë shumë gjëra në shtëpi, të lexojmë, pikturojmë dhe më e rëndësishmja të bëjmë hapa dllapa me prindërit, ju puth”, ka thënë vogëlushja mes të qeshurash.