Tenori lushnjar zgjon qytetin me këngët e tij, falënderon pensionistët për veprat e ndërtuara

2 Maj 2020, 10:37 | Përditesimi i fundit: 2020-05-02 14:12:14

Në këto ditë të pazakonta ka edhe njerëz që mendojnë të sjellin sadopak lumturi. I tillë është edhe rasti i tenorit lushnjar Gëzim Xhaxhai. Ky i fundit ka performuar disa këngë nga repertori i tij para qendrës kulturore 'Vaçe Zela' për publikun lushnjar.

Xhaxhai përveç këngëve të cilët kanë sjellë sadopak gëzim dhe kanë zgjuar qytetin, ka falënderuar edhe pensionistët për veprat e ndërtuara gjatë jetës së tyre. Sot ata kanë patur leje deri në orën 10 për të dalë nga shtëpia, pas një jave ku kanë qëndruar në izolim.