Tenori Saimir Pirgu pjesë e operës “Një ballo me maska” në Itali

6 Janar 2019, 16:52

Tenori shqiptar Saimir Pirgu do të jetë protagonist në operën “Një ballo me maska” të Xhuzepe Verdit, që ngjitet në skenën e Teatrit Regio di Parma në Itali. Kjo vepër vihet me rastin e 100-vjetorit verdian dhe synon t’i sjellë publikut një rrëfim të asaj që teatri ka qenë dikur. Ndërsa, artistët do ta vendosin publikun përballë një historie, mes dashurisë dhe vdekjes.