Paraditen e sotme ka pasur një situatë mjaft të tensionuar mes shqiptarëve dhe policisë malazeze në Komunën e Ulqinit, ndërsa shkak për këtë është bërë mitropoliti Amfillohija. Sipas asaj që bën me dije “Ulqini Sot”, disa persona kanë deklaruar se Shasi, (pjesë e trojeve shqiptare) është tokë serbe.
Amfillohija mbërriti në tokën ku ka pasur rreth 365 kisha katolike shqiptare dhe i ka pagëzuar ato si kisha serbe. Të revoltuar, banorët nuk i kanë kursyer fjalët dhe janë përleshur me priftin, njerëzit e tij dhe policinë, për të dalë në mbrojtje të identitetit të tyre shqiptar.
Banorët e zonës së Anës së Malit penguan rrugëtimin e mitropolitit Amfilohijes për në Kalanë e Shasit, i cili po shoqërohej nga më shumë se 100 besimtarë të tjerë. Ndërkohë që shqiptarët deklarua se ”Nuk jeni të mirë se ardhur në këtë mënyrë. Këto objekte janë tonat, ne i kemi ruajtur dhe ne do tu ruajmë”.
Pas tensioneve rruga u zhbllokua rruga për të kaluar ndjekësit e Kishës ortodokse serbe dhe u bllokua kalimi i banorëve vendas për në lokalitetin arkeologjik. Mitropoliti malazez njihet për deklaratat e tij anti shqiptare, të cilat i kanë bërë edhe në Shkodër duke sjellë debate të shumta pak kohë më parë.
