Tensione në Durrës, Ferdinand Xhferraj pritet me ovacione fitoreje nga socialistët, militantët e PD-së i kthehen me sharje

27 Prill 2021, 19:25

Një situatë tensionuese ka ndodhur në qendrën e numërimit në Durrës. Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj i shoqëruar edhe nga militantë të PD-së teksa ka kaluar pranë qendrës së numërimit, është ndeshur me ovacione për fitoren nga simpatizantë të PS-së.