Opozita ka vijuar me të njëjtin skenar si në dy seancat e fundit plenare, edhe në seancën e sotme në Kuvend. Në pak minuta, seanca është ndërprerë dy herë, pasi deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren. Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, është treguar shumë i përpiktë, teksa ju ka ndërperë fjalën deputetëve të PD, sapo ju ka mbaruar koha.
Së pari, Ruçi i ndërpreu fjalën Vokshit, duke revoltuar opozitën, që bllokoi menjëherë foltoren, ndërsa pas rinisjes së seancës u përsërit e njëjta situatë me Edi Palokën, i cili nuk pranoi të lirojë foltoren, edhe pas paralajmërimeve të Ruçit. Kreu i Kuvendit ndërpreu seancën për 30 minuta, duke ironizuar opozitën, teksa ju tha "Ju erdhi ora, vazhdoni live në facebook!"
Kështu, kreu demokrat, Lulzim Basha, ka transmetuar live në 'Facebook' fjalën e nënkryetarit të PD, i cili vijoi me akuzat e forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, të cilët nuk ndodhen në seancë.
Tensione në Kuvend, Paloka s'lëshon foltoren, ndërpritet për herë të dytë seanca
No videos found.