Tensione në Radhimë, pronarët nuk lejojnë punën e IKMT, polica shoqëron njërin prej tyre

30 Shtator 2019, 13:52

RADHIMË- Aksioni i Inspektoriatit Kombëtar të Mjedisit për shembjen e 60 objekteve në Radhimë është shoqëruar me tensione mes banorëve dhe forcave të policisë. Kjo pasi aksioni ka hasur në kundërshtimin e pronarëve të bizneseve të cilët kanë kundërshtuar vijimin e tij. Një prej fadromave e cila ka qenë duke bërë pastrimin e zonës bregdetare është bllokuar brenda në ujë, ku është rrethuar nga pronarët e bizneseve dhe familjarët e tyre.Është shoqëruar me tensione, rezistenca e banorëve ndaj aksionit të IKMT në Radhimë. Banorët kanë tentuar të pengojnë shembjen e një objekti, ndërkohë që është dashur ndërhyrja e policisë për të neutralizuar situatën.