Tensione te karantina në Korçë, emigrantët: S’kemi lekë të paguajmë hotelin

22 Prill 2020, 10:28 | Përditesimi i fundit: 2020-04-22 10:29:44

KORÇE-Paraditen e sotme pas 14 ditëve karantinë janë larguar drejt banesave të tyre 13 emigrantë të tjerë që u futën dy javë më parë nga pika e Kapshticës në kufi me Greqinë. Por problem mbetet likuidimi i hotelit, pasi emigrantët shqiptarë që u akomoduan janë shprehur se çmimi që duhet të paguajnë është shumë më i lartë nga sa u kanë thënë në fillim. Çmimi që duhet të paguajë një person për qëndrimin 14 ditor është 35 mijë lekë.

"Kushtet ishin shumë të mira edhe kontrollet. Kemi paguar 700 mijë lekë bashkë me djalin. Nënshkruam dokumentet që në doganë por atje na dhanë çmim tjetër kurse këtu dhamë më shumë" u shpreh njëri. Ndërsa një tjetër u tha se "Kemi paguar 350 mijë lekë (të vjetra) edhe ushqimi dhe hoteli, shkova për punë dhe një pjesë të lekëve i lashë këtu".