Tensione të protesta/ Protestuesi qëllojnë me çadër dritaret e Ministrisë, tentojnë të futen brenda!

9 Dhjetor 2020, 17:08 | Përditesimi i fundit: 2020-12-09 17:14:27

Protestuesit qëllojnë me çadër dritaret e Ministrisë së Brendshme, tentojnë të futen brenda! Ndërhyn Policia. Prej disa minutash vijojnë tensionet në protestën para Ministrisë së Brendshme, ku protestuesit tentojnë të hyjnë brenda ambienteve të ministrisë , por nuk lejohen nga policia, e cila është vendosur si vijë mburojë mes institucionit dhe protestuesve. Ndërkohë që vijojnë thirrjet në korr që ministri Sandër Lleshaj të jap dorëheqjen.