Tensionet Moskë-Uashington/ Avionët rusë i presin rrugën bombarduesit amerikan, del VIDEO

30 Gusht 2020, 10:41 | Përditesimi i fundit: 2020-08-30 11:31:58

Patrullimi i qiejve të NATO-s me bombarduesit amerikanë B-52 nuk i ka shpëtuar tensioneve mes Moskës dhe Uashingtonit. Me anë të një video të publikuar nga departamenti i Mbrojtjes duket se si dy patrulla ajrore ruse JET bëjnë veprime në ajër duke rrezikuar fluturimin e B-52 mbi Detin e Zi. Ky incident është shënuar pasditen e të premtes më 28 Gusht 2020 pak orë pas një tjetër incidenti mes forcave ushtarake ruse e amerikane të shënuar në terren.

Pasi e ndjekin bombarduesit e flotës amerikane për disa sekonda, një prej tyre me këto manovra i pret edhe rrugën në një distancë të afërt. Sipas CNN që ka raportuar me burime nga Pentagoni ky incident është cilësuar si jo profesional dhe një ndërhyrje jo të sigurt gjatë fluturimit.