Tensionet Rusi-Ukrainë, Trump anulon takimin me Putin në G20

29 Nëntor 2018, 21:20

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka anulluar takimin me kreun e Kremlinit, Vladimir Putin, të planifikuar për të shtunën e ardhshme në Buenos Aires gjatë G20.

Duke pasur parasysh faktin se anijet dhe marinarët nuk u kthyen në Ukrainë nga Rusia, vendosa që të ishte më mirë për të gjithë palët e përfshira që të anullonin takimin e planifikuar në Argjentinë me presidentin Vladimir Putin. Pres me kënaqësi një samit të rëndësishëm sapo të zgjidhet kjo situatë!

Donald Trump, president i SHBA-së

Më herët, presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko deklaroi se Rusia ka rritur në mënyrë drastike praninë e saj ushtarake në kufirin ukrainas duke përmendur edhe një “lufte të plotë” me Moskën.