Tensioni me Greqinë, Turqia tërheq anijet luftarake nga Egjeu

26 Korrik 2020, 13:23

Turqia tërhiqet nga pozicioni i saj në Egje, pas vendosjes aty të anijeve luftarake në kuadër të eksplorimit për rezerva të gazit natyror në një pjesë të ujërave territoriale greke. Mediat greke raportojnë se anijet luftarake turke janë larguar nga deti Egje, gjë e cila konsiderohet si një shenjë e tërheqjes pas tensionit të krijuar nga lëshimi i NAVTEX turke. Ajo pushtoi një zonë në juglindje të Kastelorizo, brenda raftit kontinental Grek, në mënyrë që Oruc Reis të synonte hidrokarburet. E ankoruar në brigjet e Antalia mbetet Oruc Reis, e cila nuk ka lundruar në zonën që Ankaraja u përpoq të bllokonte.

Sidoqoftë, flota greke mbetet në vend, duke monitoruar lëvizjet e anijeve turke. Më herët Rexhep Tajip Erdogan, lëshoi kërcënime në të gjitha drejtimet. “Ose dilni në fushë ose nëse nuk keni një qëllim të tillë, filloni negociatat sa më shpejt të jetë e mundur, ne nuk kemi aspirata për tokë, det dhe burime natyrore, por ne nuk lejojmë askënd të cenojë interesat dhe të drejtat tona”, tha Erdogan. Erdogan tha se zhurma e këtyre vendeve ditët e fundit nuk lidhet as me Shën Sofinë dhe as me Mesdheun Lindor, por me ekzistencën e popullit turk dhe myslimanëve në këtë gjeografi. Më herët edhe shumë liderë shtetesh u renditën përkrah Greqisë në këtë cështje.Në uljen e tensionit gjithashtu është përfshirë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila pati biseda telefonike me liderët e të dyja vendeve. Ankaraja zyrtare kishte deklaruar se pretendimet e Greqisë në raftin e saj kontinental janë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, ndërsa Marina ushtarake greke u vu në gjendje alarmi teksa 17 anije turke, mes tyre edhe luftarake kanë lundruar në ujërat greke për të shoqëruar anijen turke Oruc Reis e cila do të kryente studime hulumtuese në kërkim të hidrokarbureve në Mesdheun lindor në një zonë që Ankaraja e konsideron pjesë të raftit të saj kontinental.