Me veshje të RENEA-s, maskë silikoni e armë, kapen autorët që tentuan të vrasin biznesmenin Dhima

21 Tetor 2020, 08:57 | Përditesimi i fundit: 2020-10-21 15:53:11

Arrestohen 2 autorët që tentuan ti bëjnë atentat biznesmenit Andon Dhima. Në pranga janë vënë edhe  bashkëpunëtorët.

Ne pranga ka rënë Grid Lena, i dënuar 6 vite burgim, për vjedhje me armë në Gjermani. Altin Hoxha, banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje me armë.

Në pranga edhe dy bashkë- punëtorët Mariglen Matohiti 30 vjeç dhe Enea Hoxha, 26 vjeç, i dënuar më parë me 4 vite e 9 muaj, për "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".

 Autorët me precedent të theksuar kriminal për vjedhje me armë dhe plagosje.

Sekuestrohet arma e zjarrit me të cilën autorët do kryenin krimin, automjeti me të cilin u larguan, maskat e përdorura për të mos u identifikuar, rroba policie e prova të tjera që shërbyen për dokumentimin e ngjarjes.

Si rezultat i një pune intensive hetimore dhe profesionale të bërë nga këto struktura, u bë i mundur sigurimi i provave që çuan në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Nga veprimet e para hetimore dhe procedurale u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale: një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, mjeti në pronësi te shtetasit A. H., që dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes, veshjet e përdorura nga autorët, një shkop hekuri policie nga ato me hapje, një palë pranga, 6 telefona celular, rroba uniforme policie dhe kamuflazhi e prova të tjera materiale.