Tentoi të djegë kutitë e votimit në fshatin e Libofshës, autori në gjykatë: Djalli do ju rrëmbejë

29 Prill 2021, 10:34

Gjykata ka vendosur ' Arrest me burg ' për Mikel Postolli,  37-vjeçarin nga fshati Agim i Libofshës së Fierit, i cili pasditen e 25 prillit rreth orës 19.10 ka  tentuar të djegë kutitë e votimit.

Prokurori i çështjes Shkëlqim Sina ka kërkuar arrest me burg për Postolin, ndërsa vetë autori është shprehur në gjykatë pas kërkesës se "Djalli do ju rrëmbejë". Këto deklarata dhe sjellja e tij ka bërë që gjyqtarja Majla Alicani të kërkojë të shtrohet në spitalin psikiatrik për diagnozë, ndërsa 37-vjeçari do të qëndrojë në burg në ambientet e paraburgimit në Fier.

37-vjeçari dyshohet se vuan nga probleme mendore, ndërsa pas dhënies së masë me burg, Postoli i është drejtuar efektivëve që po e shoqëronin drejt makinës së policisë se janë një organizatë mafioze.

"Ju jeni një organizatë kriminale mafioze", është shprehur 37-vjeçari.

Ditën e zgjedhjeve 37-vjeçari me një shishe molotovi në dorë ka bërë thirrje në afërsi të qendrës së votimit për të djegur kutitë e votimit. Më pas ai e hodhi molotovin në oborrin e jashtëm të kishës Agim, e cila ka shpërthyer dhe ka shkaktuar dëme të vogla materiale. Pas ngjarjes ai u arrestuar menjëherë nga policia dhe në cilësinë e provës materiale i sekuestroi edhe tre shishe molotov, dy mjete prerëse (sëpatë dhe thikë) dhe libra të një sekti fetar të cilat i kishte me vete në një çantë.

    No videos found.