Tentoi të fuste kontrabandë steka cigare dhe lëvizte me dokumente të falsifikuara, procedohet penalisht 39-vjeçari

2 Prill 2020, 18:48

Një 39-vjeçar ka tentuar të kalojë në pikën kufitare të portit të Durrësit steka cigare të pa markuar si dhe udhëtonte me dokumente të falsifikuara. Gjatë tentativës për të kaluar në Portin e  Durrësit, kamioni i mallrave të cilin e drejtonte 39-vjeçari me iniciale A.A., është ndaluar ën vijën e dytë të kontrollit.