Përplasen 2 makina në Elbasan, një i plagosur

18 Prill 2021, 22:18 | Përditesimi i fundit: 2021-04-18 22:19:39

 

#reportTV #lajmeshqip #lajme Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd në fshatin Labinot Fushë, ku ka mbetur i plagosur një person. Dy makina u përfshinë në aksident duke lënë një të plagosur lehtë, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë mungesa e ndriçimit dhe shpejtësia.