Tentoi të kalonte rrugën në errësirë në By Passin e Fierit, kamioni përplas për vdekje këmbësorin

9 Gusht 2020, 23:08

Një person ka humbur jetën pasi është përplasur nga një kamion. Viktima ka tentuar të kalonte rrugën në By Passin e Fierit, në errësirë të plotë, por është përplasur nga kamioni.

Pas aksidenti, nga frenimi i papritur i kamionit, nga pas i është përplasur dhe një makinë tip Benz, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.