Tentoi të korruptojë policin me 1000 lekë, Gjykata e Posaçme dënon qytetarin me 120 orë punë në komunitet

19 Nëntor 2020, 13:35 | Përditesimi i fundit: 2020-11-19 14:43:44

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi me 120 orë punë të detyrueshme në komunitet Vilson Meminin, pasi ky i fundit ka tentuar të korruptojë një polic.

Ai u mor si i pandehur nga SPAK, për tentativën e korruptimit të një efektivi policie duke i dhënë këtij të fundit 1000 lekë.

Memini u shpall fajtor për “korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë detyrë publike”.

Gjykata e Posaçme është ngritur për të gjykuar veprat penale të korrupsionit dhe të krimit të organizuar, si dhe akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, anëtarit të Këshillit të Ministrave, gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Kryetarit të Bashkisë, deputetit, zëvendësministrit, anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, apo edhe akuzat ndaj ish-funksionarëve të mësipërm. 

Ky vendim i dhënë ditën e sotme kundrejt një qytetari që tenton t'i japë rryshfet një polici është paksa jashtë asaj se çfarë kjo gjykatë pritettë gjykojë, pasi në thelb të saj pretendohet të jenë gjykimi i çështjeve të korrupsionit në nivelet e larta, dhe përmirësimi i cilësisë së gjykimit të cështjeve të krimit të organizuar është një sfidë e re për ne.