Tentoi të vidhte në një banesë, arrestohet hajduti serial në Vlorë

23 Dhjetor 2023, 11:27

Një hajdut serial ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, duke tentuar të vidhte një banesë. Bëhet fjalë për 42-vjeçarin Florenc Grabovaj, i cili më herët ka vjedhur dhe dy banesa të tjera, në fshatin Nartë dhe lagjen “24 Maji”, në të cilat dyshohet se ka marrë disa pajisje elektroshtëpiake dhe sende të ndryshme personale.