ELBASAN- Kushëriri i të dënuarit me 35 vite burgim Julian Sinanaj, Astrit Sinanaj, i dënuar edhe ky në 2012 nga gjykata e Elbasanit me 8 muaj burgim për “Armëmbatje pa lejë” dhe pjesë e një grupi kriminal në Elbasan, është marë i pandehur dhe pritet që në fund të muajit shtator të dalë para gjykatës së Elbasanit, por t'u përballur me akuzat e ngritura. Sinanaj akuzohet nga prokuroria për akuzën “Vrasje në rrethana cilësuese” të mbetur në tentativë, “Shkatërim i pronës me eksploziv”, “Prodhim dhe mbajtje pa lejë i armëve luftarake”.
42-vjeçari banues në Tiranë por në momentin e arrestimit fshihej në Vlorë. Së bashku me Sinanaj janë marë të pandehur më përpara dhe dy persona të tjerë Thanas Thoma dhe Gentian Kllogjeri nga Elbasani, të cilët akuzohen për akuzën e "Moskallëzimit të krimit". Sipas hetimeve të prokurorisë së Elbasanit, Astrit Sinanaj, dyshohet se ka ka vendosur një sasi tritoli në "Clab Havana" në këtë qytet, pronë kjo që administrohet nga Kreshnik Musabelliu. Por për këtë rast hetimet kanë ngelur vetëm tek dyshimet pa arritur të sigurohen prova. Pavarësisht kësaj Sinanaj është marë i pandehur dhe dërguar në gjykatë për një rast tjetër vendosje tritoli, pasi ka tentuar të vrasë biznesmenin Fuad Verzivolli që administron "Clab Gloë" në Elbasan. Gjithmonë sipas dosjes së prokurorisë Sinanaj ka tentuar të vrasë me eksploziv biznesmenin Fuad Verzivolli, dhe këtë gjë e ka kryer me veprime konkrete në datën 6 maj 2017 duke i vendosur një sasi tritoli poshtë makinës së tij.
