Tentoi t’i japë fund jetës para SPAK, 63 -vjeçari rëndë në QSUT! Për kredinë 76 mijë lekë të reja i bllokuan pasurinë

3 Korrik, 08:21 | Përditesimi i fundit: 2024-07-03 08:39:55

Skema e mashtrimit financiar me mikrokreditë ka prekur një numër shumë të lartë qytetarësh në Shqipëri. Një nga këto viktimat është dhe Pal Trashaj, nga Lezha i cili sot (2 korrik 2024) në kushtet e depresionit tentoi t'i jepte fund jetës duke pirë fotoksinë para dyerve të SPAK. 63 vjeçari i cili njihet si historian në qytetin e tij, dhe ka mbajtur dhe postin e PD-së në këtë qytet, 2007 - 2009, prej vitesh ka denoncuar kalvarin me kredinë e marrë që më pas ndër vite u shumëfishua deri në bllokimin e pasurisë. Sot kishte shkuar në ambientet e SPAK të takohej me një nga hetuesit e BKH-së