Tentojnë të bllokojnë rrugën në Lushnje, fermerët tension me policinë! Derdhin qumështin në shenjë proteste

21 Shkurt 2020, 13:20 | Përditesimi i fundit: 2020-02-21 14:33:16

Fermerët e Lushnjes, Fierit, Beratit, Kuçovës dhe Divjakës nën drejtimin e Sindikatës zhvilluan sot një protestë në rrethrrotullimin e Savrës kundër qeverisë, pasi sipas tyre nuk ka marrë në konsideratë asnjë nga kërkesat e tyre. Protesta është shoqëruar edhe me tension dhe shtyrje me policinë, pasi fermerët tentuan të bllokojnë autostradën për disa minuta.