Tentuan të vrasin të riun në shtator pas sherrit për 400 mijë lekë, kapen dy lezhjanët

8 Nëntor 2019, 09:28

LEZHE-Arrestohen dy të rinjtë Kristjan Ndoci dhe Kristian Petuku 25-vjeç secili, pasi në 28 shtator në lagjen SMT, tek “Ura e Cenit  qëlluan me armë duke tentuar që të vrasin Saimir Nikollën 27-vjeç pas një sherri për 400 mijë lekë.

Report Tv zbardhi ngjarjen një muaj më parë dhe solli pamjet ekskluzive të momentit kur tentuan që ta vrasin, por fatmirësisht Nikolla shpëtoi.