Kryeministri Edi Rama ka vijuar inspektimet në qarkun e Vlorës dhe gjatë ditës së shtunë, duke u ndalur në 2 kantiere ndërtimi që janë dy segmente rrugore që do të lidhin për herë të parë në histori Tepelenën me bregdetin e Himarës. Ky aks rrugor do të ndihmojë në zhvillimin e zonës si për potencialin e saj turistik ashtu edhe për tregtarët e zonës për të shitur produktet e tyre që prodhojnë. Kjo rrugë është një premtim i bërë për shumë dekada, por që vetëm sot u bë realiteti.
Aktualisht nga punimet është bërë pjesa me e rëndësishme e punimeve dhe janë ende dy ura, ndërsa në prill të 2021 kjo rrugë do të jetë ekzistuese që rastis me fillimin e sezonit të ri turistik vitin tjetër që do japë dhe një zhvillim të ri ekonomik. Tashmë nga Tepelena në Himarë do të kryhet për një orë.