Kryeministri Edi Rama prezantoi sot në Tepelenë, gjatë një takimi me drejtorë dhe përfaqësues të administratës lokale, projektet e qeverisë për zhvillimin e këtij rrethi. Kreu i qeverisë e vuri theksin te zhvillimi i turizmit përmes përmirësimit të infrastrukturës rrugore, ujësjellës kanalizime dhe inevstimeve në turizmin kulturor.
Sfida tha Rama është si t'i mbajmë turistët e huaj më shumë se një ditë në Tepelenë dhe kjo sipas tij arrihet vetëm duke rritur investimet në zonat e frekuentuara nga vizitorët vendas dhe të huaj.
Do restaurojmë Kalanë e Ali Pashë Tepelenës për ta kthyer në një destinacion turistik.
Janë 13 fshatra në Qarkun e Shkodrës, në projektet e 100 fshtatrave, ku ne do investojmë si modele zhvillimi. Të ardhurat nga turizmi janë shifra të cilat do rriten. Kërkesa e madhe nuk është vetëm për detin poshtë, por edhe për bukuritë që ndodhen lart.
Sfida është si t'i mbajmë suedezet e bukura të cilat të mos vijnë sa për të bërë një fotografi me Ali Pashën dhe të largohen, por si t'i mbajmë për 2 apo tre ditë këtu. Kjo është sfida. Më vjen mirë që pas shumë vitesh filloi shenja e parë e ndërtimit të hotelit te uji i ftohtë i cili ishte një ide që e promovuaam bashkë me Tërmetin dhe thamë se kty ishte një projekt që do sillte turistë. Një mbledhje qeverie do ta bëjmë këtu në Tepelenë menjëherë sapo të hapet hoteli ku mund të qëndrojmë për aktivitetet tona.