Teqeja e Turanit Tepelenë legalizohet në Ditën e Sulltan Novruzit

23 Mars 2019, 17:26

Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t Artan Lame, ka zgjedhur ditën e festës së Novruzit për të dorëzuar legalizimin e një prej objekteve më të rëndësishme të Kultit Bektashian në Jug, atë të Teqesë së Turanit pranë Tepelenës.

Leja e Legalizimit ju dorëzua dervish Mikel Onjesë që shërben në Teqenë e Turanit.

Lame theksoi se është çështje dinjiteti për veten dhe për vendin që të vendosim në binarët e ligjshmërisë objektet e kultit, paralelisht me gjithë objektet e tjera.

Të dhëna rreth legalizimit të objekteve të kultit

Objektet e kultit të ndërtuara pa leje nga bashkësi të ndryshme fetare, si ne pronë të tyre ashtu dhe në truall pronësi shtet apo të të tretëve, janë objekt i ligjit 9482 datë 03.04.2006, “Për legalizimin e ndërtimeve pa leje”.

Në afatin kohor 2006-2015, pranë drejtorive rajonale të ALUIZNI-t, janë deklaruar nga bashkësitë fetare një numër i konsiderueshëm objekte pa leje (kisha, katedrale, xhami, teqe, myftini, kambanore, tyrbe, misione, manastire, medrese, etj).

Gjatë periudhës 2006-2018 kanë përfunduar procedurat administrative në dhënien e lejeve për 454 objekte. Në periudhen 2006-2013, janë pajisur me leje 18 objekte kulti, ndërsa në periudhën kohore 2014-2018 janë pajisur me leje legalizimi 436 objekte kulti.

    No videos found.