Tërësisht e shkatërruar, pamjet e makinës që ra 100 metra në humnerë në rrugën e Kombit

19 Maj 2022, 13:02

Report Tv ka siguruar pamjet e makinës me të cilën po udhtonin 2 të rinjtë kur ranë në humnerë në rrugën e Kombit rreth orës 04:00 të mëngjesit të kësaj të enjtjeje. Makina duket tërësisht e shkatërruar pasi ka rënë 100 metra në humnerë.

Fat tragjik pati 25-vjeçari, Andi Rrustaj, i cili gjeti vdekjen kur Benzi me të cilin udhëtonte me një 19-vjeçar, Xheku Logu, doli nga rruga dhe përfundoi në humnerë në afërsi të urës së Klosit, në autostradën Kalimash-Morinë.

Hetuesit dyshojnë për një manovër të parregullt të shoferit pasi  në rrugë nuk janë vë re gjurmë frenimi, ndërsa situatën e rëndon mungesa e trafikndarëseve që mund të shmangin rënien në humnerë.