‘Terma romake’, nisin gërmimet arkeologjike në Belsh! Arkeologu Meshini: Zbulime me vlerë për trashëgiminë kombëtare

31 Maj 2022, 20:44

Një grup arkeologësh nisën gërmimet në Belsh, në rrënojat ku janë konstatuar termat romake. Këto gërmime janë mjaft të rëndësishme pasi pritet të nxjerrin në dritë një histori krejt të panjohur të qytetërimit antik.