Tërmet 5.9 ballë, ‘shkundet’ Greqia

3 Mars 2021, 11:43 | Përditesimi i fundit: 2021-03-03 20:37:45

GREQI- Një tërmet i fortë ka “shkundur” vendin fqinj Greqinë, pasi një tërmet prej 6 ballësh ka rënë në afërsi të Larisas.

Sipas Institutit i Gjeodezisë, epiqendra e tij ishte në 10 km thellësi të tokës , e ndjekur nga një tërmet me madhësi 4.6. 

Dridhja u ndje në Athinë dhe pjesë të tjera të Greqisë Perëndimore, kohëzgjatja e tërmetit ishte mjaft e gjatë.

Sizmologu Vassilis Karastathis i tha ERT se madhësia është 6  ballë Rihter dhe epiqendra është afër Tirnavos. Ai gjithashtu vlerësoi se mund të ketë edhe shumë pasgoditje të tjera. 

Njerëzit në qytetet e mëdha të Thesalisë,  kryesisht në Larisa, Trikala dhe Elassona u dendën në rrugë të frikësuar.