Tërmet 6.6 ballë në Izmir/ 25 viktima (2 në Greqi) e mbi 800 të plagosur! Nxirren gjallë nga rrënojat mbi 70 persona!

31 Tetor 2020, 12:31

Gjendja në Izmir përkeqësohet orë pas ore, të paktën 25 persona kanë humbur jetën ndërkohë që të paktën 804 persona janë lënduar, ndërkohë që vazhdojnë misionet e kërkim shpëtimit në  tre zonat më të prekura Bornova, Bayraklı dhe Karşıyaka.   

Në një konferencë për median ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Urban Murat Kurum tha se deri tani janë shpëtuar 100 qytetarë nga momenti i tërmetit  dhe ende vazhdojnë kërkimet për 21 persona të cilët  gjenden nën rrënoja.