Tërmet 6.8 ballë godet Filipinet, njerëzit shpëtohen të gjallë nga rrënojat

15 Dhjetor 2019, 10:52 | Përditesimi i fundit: 2019-12-15 17:11:42

Një tërmet 6.8 ballë u regjistrua në Filipinet jugore, konkretisht në ishullin Mindanao. Epiqendra ishte në qytetin e populluar të Davaos në një thellësi prej 28.2 kilometrash.

Tërmeti u pasua me një lëkundje tjetër 5.7 ballë në një diferencë të shkurtër kohore. Shërbimi gjeologjik amerikan Usgs thotë se nga tërmeti nuk ka dëme në njerëz, raporton New York Times.

    No videos found.