Tërmet Peçit s’i ndahet shpirti nga polifonia labe, ia merr këngës dhe shtron mish për veteranët e Tepelenës

29 Nëntor 2018, 17:57

Kryetari i Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi, duket se ushtron një tjetër ‘pasion’ përveç politikës. Pas këngës që i këndoi pak muaj më parë ish-diktatorit Enver Hoxha, Peçi është bashkuar sërish me këngëtarin Golik Jaupi, dhe sot ka kënduar me rastin e 74-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë nga nazifashistës.

Pas ceremonisë së zhvilluar tek Varrezat e Dëshmorëve, Peçi shtroi një drekë për veteranët e luftës, ku ia mori këngës labe por kësaj here, jo për Hoxhën. Veteranët që ishin të pranishëm në drekë, ia kthenin ison.

‘O biro, bir o bir. Kaq e pate, të kam ty o si vëlla, o bir. Do ma bësh qejfin si djalë, se kam hak për të marrë.”-janë disa nga vargjet e këngës.

Për më shumë ndiqni videon