Tërmetet, sizmologu për Report Tv: Shqipëria nuk ka rrezik si Turqia, s'ka vend për panik

28 Janar 2020, 17:11

Tërmeti me magnitudë 3.6 i shkallës rihter që u regjistrua në vendin tonë në orët e para të ditës së hënë është pjesë e pasgoditjeve të tërmetit të 26 nëntorit.  Është ky shpjegimi që sizmologu Edmond Dushi për ReportTV i bën lëkundjeve të regjistruara dy muaj pas tërmetit famëkeq ku u shuan 51 jetë njerëzish. Sipas sizmologut Dushi nuk ka vend për panik pasi këto paslëkundje janë drejt shterimit teksa shton se Shqipëria nuk rrezikohet të përfshihet nga tërmetet që kanë përfshirë Elziag-un në Turqi.