Tërmeti/ 90 banorë do të kalojnë natën në çadra në Kolonjë

1 Qershor 2019, 20:26

Mbi 100 banesa u dëmtuan nga tërmeti që goditi juglindjen sot me epiqendër fshatin Floq në Kolonjë, ndërsa Forcat e Armatosura kanë vendosur çadrat për strehimin e banorëve. Report Tv mëson se 90 banorë të fshatit Floq do ta kalojnë natën në çadër, pasi shtëpitë janë dëmtuar.