Tërmeti bashkon dy pallate në Vlorë, banori: Përveç lëkundjeve, ndjemë edhe përplasjen e madhe

28 Nëntor 2019, 18:36

Tërmeti i 6 nëntorit ka lënë pasoja të paimagjinueshme. Në Vlorë dy pallate që kanë pasur më shumë se një metër hapësirë nga njëri-tjetri janë bashkuar. Në dëshminë e një banori të zonës, ai tregon se përveç lëkundjes së tërmetit, ka ndjerë edhe zhurmën e madhe të përplasjes së dy pallateve me njëra-tjetrën.

"Pallati është shkatërruar. Janë bashkuar lart me njëri-tjetrin. Kanë qenë një m larg dhe tani lart është bashkuar. E ndjemë si përplasje e fortë, Ne jemi në një situatë...kemi qenë te drejtori, te prefekti, na thonë do dërgojmë njeri, deri tani s'kanë dërguar, ndoshta ta dërgojnë", tregon banori.