Është shumë e rëndësishme të dhurosh, për të gjithë motrat dhe vëllezërit tanë. Mësova se një djalë dhe nëna e tij vdiq", është shprehur Bebe.
Ajo ka thënë para familjarëve Daci që do të ndërtojë shtëpinë e tyre.
"Dua të strehoj dy familje, të krijoja një fonacion për të rindërtuar shkollat, pasi janë shumë të rëndësishme", ka thënë Bebe.
Bebe futet në ndërtesën, që do të rindërtojë nga e para.
Ajo gjithashtu është futur në çadrën ku familja po jeton tashmë, pas shembjes së shtëpisë.
Bebe është shoqëruar nga Bes kallaku dhe Xhensila gjatë vizitës në fshatin Bubq të Fushë-Krujës, ku i dhuroi një hajmali me shumë vlera për fshatin Bubq, të cilat ai i koleksiononte.
Ajo është pritur shumë mirë nga të gjithë banorët e fshatit, të cilët e kanë përqafuar dhe puthur.
E moshura ka këputur limona për Beben, ku ia ka dhënë me shumë dashuri.
Siç shfaqi edhe në profilin e saj, ajo shpërndau edhe çokollata e karamele për fëmijët kryesisht dhe të gjithë ata që ishin pjesë.
"Është e trishtueshme situata. kam mbledhur fonde me kolegët e mi.
Kam mbledhur para për dy shtëpi deri tani, ku në fillim do të vazhdojë për familjen Daci", është shprehur Bebe.
Ajo pati një bashkëbisedim me Kristinën, me anëtaren 16-vjeçare të familjes Daci, të cilëve do tu ndërtojë shtëpinë, ku është shprehur se nuk do t'i lejë pa shtëpi e do tu gjejë një vend më të ngrohtë për të fjetur.