Tërmeti dëmtoi banesat mbi amfiteatrin e Durrësit, Drejtori i Kulturës: Duhen shembur! Bashkia: Vendimin e jep Ministria e Kulturës

28 Maj 2020, 17:13

Disa prej shtëpive që ndodhen në arenën e Amfiteatrit Antik të Durrësit janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Instituti i Ndërtimit i ka klasifikuar si të pabanueshme, por ndërkohë Bashkia e Durrësit pret një përgjigje nga Ministria e Kulturës për të nisur shembjen e tyre. Nga ana tjetër drejtori Alban Ramohitaj, thotë se shembja e këtyre godinave i hap perspektivën zbulimeve të reja në amfiteatër.