Tërmeti dëmton dy pallate në Elbasan/ Banorët kalojnë natën jashtë

22 Shtator 2019, 14:51

Dy pallate në Elbasan kanë pësuar dëme të rënda nga tërmeti i cili preku vendin ditën e djeshme. 15 banesa kanë pësuar dëmtime duke bërë që qytetarët të kalojnë natën jashtë. Në një prononcim për Report Tv banorët shprehen se tremben pasi kanë fëmijë të vegjël.

"Mbrëmë jemi tmerruar. Kemi pas edhe dëmtime. Por ka rënë prapë edhe në mesnatë. Kemi fjetur tërë natën përjashtë. Ka pasur shumë dëme te forta.

Sot është shumë keq. Kemi ndenjur tërë natën përjashta. Ka bërë dëme. Kemi fjetur jashtë se kemi frikë se kemi fëmijët e vegjël", thonë banorët.