Tërmeti/ Lapaj: Te Teatri Kombëtar u mblodhën 80 ton ushqime dhe 15 mijë batanije

4 Dhjetor 2019, 22:30

Të gjithë kanë kontribuar për t'u ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.  I ftuar në emisionin "Repolitix" në Report Tv, aktivisti Adriatik Lapaj ka bërë të ditur se në çadrën e ngritur pranë teatrit, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit janë mbledhur 80 ton ushqime dhe plot 15 mijë batanije.  

"80 ton ndihma ushqimore, 15 mijë batanije. Ditën e parë dhe të dytë i janë çuar shtabeve. Unë kam dilemat e mia nëse është bërë mirë që njerëzit janë futur në hotele, se nuk jam i qartë që janë futur në hotel nëse nuk janë të sigurta, pa u bërë bërë verifikimi  atyre hoteleve. Problem shoh pjesën e fshatrave. Kanë bagëtitë...i kanë sajuar në stalla. Unë besoj që nuk mund të rrinë në çadra, nuk kalohet dimri në çadra", tha Lapaj.