Tërmeti me magnitudë 6.8 godet Filipinet, njerëzit nxirren të gjallë nga rrënojat

15 Dhjetor 2019, 17:10

Një tërmet me magnitudë 6.8 u regjistrua në Filipinet jugore, konkretisht në ishullin Mindanao rreth orës 02:12 të mëngjesit të sotëm. Epiqendra ishte në qytetin e populluar të Davaos, në një thellësi prej 28.2 kilometrash.

Tërmeti u pasua me një lëkundje tjetër 5.7 ballë në një diferencë të shkurtër kohore. 

Nga pamjet e publikuara në mediat ndërkombëtare, duken njerëz të panikuar dhe të tjerë që nxirren të gjallë nga rrënojat, ndërsa shërbimi gjeologjik amerikan Usgs thotë se nuk raportohet për viktima.