Tërmeti, Meta: Shpresojmë që sot të përfundojë operacioni i kërkim-shpëtimit

29 Nëntor 2019, 13:49

Kreu i Shtetit, Ilir Meta mori pjesë në ceremoninë e 75-vjetorit të Çlirimit.

Pas ceremonisë, Meta shprehu mirënjohjen e thellë për të gjithë ata që dhanë jetën për Çlirimin e Atdheut.

Presidenti foli për situatën aktuale të pasojave të tërmetit, ku u shpreh se kjo është një fatkeqësi e jashtëzakonshme me të cilën u përball vendi.

Meta tha se sot shpreson të përfundojnë totalisht operacionet për kërkim-shpëtimin e qytetarëve që mund të kenë mbetur ende nën rrënoja.

Përveç nderimit të viktimave, Meta e quajti sfidë më vete akomodimin afatshkurtër për të gjithë dhe më pas për të gjetur një zgjidhje afatgjatë për integrimin e tyre të plotë në jetë normale ashtu si më parë.