Tërmeti në Cërrik/sizmologu: Është normal, çliron energji

24 Shtator 2020, 13:28 | Përditesimi i fundit: 2020-09-24 16:05:01

Pas tërmetit me magnitudë 4.4 që goditi gjatë natës cërrikun e zonën e përreth,  sizmologu Rrapo Ormeni qetëson qytetarët duke thënë se të tilla tërmete janë normale pasi çlirohet energji dhe nuk kanë lidhje me tërmetin e një viti më parë më 26 nëntor.

“Lëkundjet e mbrëmshme kanë rënë 6 km në veri-perëndim të Cërrikut në orën 00:25 minuta me magnitutë 4.4 të shkallës riter. Është normale që një tërmet me magnitutë të tillë të ketë pas goditje. Siç e dini vendi jonë është me aktivitet sizmik dhe këto tërmete bien çdo vit në vendin tonë. Në vitin 2015 në zonën e Cërrikut ka rënë një tërmet me magnitutë 5.1. Ky është një tërmet tjetër me magnitutë më të ulët. Kuptohet që kur përjeton një tërmet shumë të fortë shqetësohesh edhe më tepër. Edhe me një lëkundje të vogël njerëzit shqetësohen. Nuk ka asnjë problem. Këto tërmete janë normal, pasi çlirohet energjia. Tërmete të tilla janë pa problem, por ndihen mirë në zonë hidrocentrale. Elbasan, Lushnjë, Dibra janë zona aktive në vendin tonë”, tha sizmologu, Rapo Ormeni.